Paga mbi 6 milionë lekë për gjyqtarët e Kushtetueses, Kuvendi i barazon me Presidentin

Paga mbi 6 milionë lekë për gjyqtarët e Kushtetueses, Kuvendi i barazon me Presidentin

Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj është i vetmi socialist që votoi kundër projektligjit “për organizmin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, që parashikon rritje pagash për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Ky projektligj mori në total 74 vota pro. Në nenin 17 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese propozohet që neni që parashikonte se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të ishte e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, ndryshohet dhe rroga tashmë bëhet sa 96% e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë të reja. Ndërsa drejtuesi i Gjykatës ka 20% shtesë për shkak të pozicionit dhe paga e tij arrin 773 mijë lekë të reja.
gijotina.com/
Burimi