Pa rrugë dhe pa ujë, banorët e këtij fshati kërkojnë ndihmë prej 3 dekadash
Prej më shumë se 30 vitesh banorët e Probatit kanë vetëm një kërkesë për Bashkinë e Elbasanit, ndërtimi ne të vetmes rrugë që ka fshati. Pritja e tyre ka 3 dekada që vijon dhe kalimi i saj është kthyer në një makth.
Shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën dhe rruga është bërë thuajse e pakalueshme. “2,5 kilometra rrugë janë, turp e faqja e zezë”, thotë një banor. “Aq e vështirë qenka?”, thotë një tjetër.
Pasojat e problemeve infrastrukturore kanë filluar të jenë të dukshme ku pjesa më e madhe e banorëve të fshatit, kanë zgjedhur të largohen prej tij, jo vetëm për shkak të mungesës së rrugës, por edhe të ujit të pijshëm.
Pa rrugë e pa ujë, jetesa në këtë fashë është kthyer në mbijetesë, ku banorët apelojnë për mbështetje nga ana e pushtetit vendor.
Burimi