![Osmani e Kurti në Paris me Macronin në prag të hapjes së Lojërave Olimpike](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/osmani-e-kurti-ne-paris-me-macronin-ne-prag-te-hapjes-se-lojerave-olimpike_66a3d20b588cf.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Osmani e Kurti në Paris me Macronin në prag të hapjes së Lojërave Olimpike
👁1423
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë pritur të premten në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Osmani e Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.
Ceremonia hapëse mbahet më vonë gjatë ditës së sotme.
Pjesë e Olimpiadës “Paris 2024”, me nëntë sportistë është edhe Kosova. Prej tyre gjashtë janë me normë olimpike e tri të tjerë me ftesë të universalitetit.
Normat në xhudo i kanë fituar Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu e Loriana Kuka. Të tjera medalje priten nga ta. Donjeta Sadiku e përfaqëson Kosovën me normë në sportin e boksit. Me ftesa janë Gresa Bakraqi në atletikë dhe Adell Shaboviq e Hana Beiqi në not.
gijotina.com/
Burimi