
Opozita bojkoton Konferencën e Kryetarëve, ja çfarë u miratua
👁1554
Konferenca e Kryetarëve është mbledhur këtë të mërkurë, teksa të pranishëm në sallë kanë qenë vetëm deputetët e mazhorancës, teksa opozita vijon bojkotin.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është miratuar udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, një dokument politik thelbësor për procesin e integrimit europian.
Opozita vijon prej tre ditësh bojkotin në komisionet parlamentare, teksa në seancën plenare të ditës së hënë shkaktoi tensione për moslejimin e zhvillimit të seancës normale, pas burgosjes politike të kolegut të tyre Ervin Salianji.
Grupi parlamentar i PD-së pritet të mblidhet sërish ditën e sotme për të përcaktuar strategjinë që do të ndjekin në seancën e nesërme.
Burimi