Opozita bllokon hyrjen kryesore, socialistët futen në Kuvend nga cepat
Deputetët e opozitës bllokuan këtë të enjte hyrjen kryesore të Kuvendit për të penguar socialistët të futësin në sallë.
Disa nga hyrjet e tjera, ishin të mbyllura me kyç, megjithatë deputetët socialistë arritën që të gjenin një të lirë për të hyrë në sallën e Kuvendit.
Në oborrin e Kuvendit pati përplasje mes ligjvënësve të opozitës të cilët u përplasën me punonjësit e gardës pasi këta të fundit nuk i lejuan të hynin në sallë pas shkak të përjashtimit.
Gjithashtu, pati përplasje mes demokratëve dhe socialistët pasi të parët nuk i lejuan të dytët të hynin nga hyrjet ku ata qëndronin jashtë tyre.
Gjithsesi, socialistët kanë gjetur një hyrje për tu futur brenda Kuvendit dhe po e zhvillojë seancën plenare pa prezencën e deputetëve të opozitës.
Njëzetekatër deputetë të opozitës janë të përjashtuar nga punimet plenare me votat e socialistëve pas tensioneve të ditës së hënë, kur u dogjën karriget e parlamentit.
Përshkallëzimi i aksionit opozitar erdhi pas burgosjes politike të deputetit Ervin Salianji. Një protestë kombëtare është thirr nga opozita të hënën në 18:00.
Burimi