Onkologjiku/ Përgjimi i mjekut Gashi, dyshime se luante bixhoz online (Dokumenti)

Onkologjiku/ Përgjimi i mjekut Gashi, dyshime se luante bixhoz online (Dokumenti)

Të tjera detaje zbardhen nga dosja hetimore lidhur me skandalin që ka përfshirë mjekë dhe staf nga spitali Onkologjik pranë QSUNT.
KJo është një faqe nga dosja hetimore, e cila hedh dyshime se mjeku Edmond Gashi, që rezulton protagonist në skandalin e Onkologjikut, luante bixhoz online, përmes kompjuterëve.
Nga bashkëbisedimi që Edmond Gashi zhvillon me një shtetas që i drejtohet Zamo, ky i fundit e pyet “si s’vazhduam të luajmë dje…”.
Në vijim të bashkëbisedimit, Gashi interesohet nëse mund të luajnë dhe nëse janë ose jo kompjuterat bosh.
Nuk dihet se për çfarë loje bëhet fjalë, por bashkëbiseduesi i Edmond Gashit përmend “një 15-ce për një 3”, çka duket se mund të jetë shuma që do të luhet për 3 lojtarë ose me koeficientin 3.
Gjithsesi hetimi mund të zbardhë edhe këtë detaj, që duket se ka zbuluar një tjetër anë jo shumë pozitive për mjekun Gashi.
Ky i fundit është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata, edhe pse sot ai arriti të largohet nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, i pashoqëruar nga forcat e rendit, ashtu sikundër ndodh normalisht në rastet kur një individ qëndron në masë sigurie “arrest shtëpie”.
Edmondi: Hë mo Zamo
Nr telefonit: Hë mo doktorë Edmondi, si s’vazhduam tu lujt dje
Nr: telefonit: Unë të thashë të erdha tek kompjuteri një 15-ce për një treshe
Edmondi: Ikim tani kapim dot gjë
Nr telefonit: Vetëm Mario është, kompjuterat bosh mos rrijnë ne tia mbushim atij.
Burimi