Ofenduan Strakoshën për golin e pësuar, vëllai i portierit ‘përplaset’ me tifozin (Video)
👁5930
Humbja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë me rezultatin minimal 0-1 ka sjellë tensione në shkallët e “Air Albania”. Në golin e pësuar, portieri Thomas Strakosha mbeti i ‘ngrirë’ në vend duke mos patur mundësi veprimi.
Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve të cilët kanë nisur ofendimet ndaj gardianit kuqezi. Këto ofendime janë dëgjuar nga familjarët e Strakoshës të cilët ndodheshin në tribunën kryesore.
Vëllai i Thomas, Dimitris, ka shkuar të debatojë me tone të larta me tifozët në fjalë, por u desh ndërhyrja e oficerëve të sigurisë dhe babait, ish-portierit Foto Strakosha, për të mos agravuar më tej situatën.
Pamje të siguruara nga “News 24” pasqyrojnë ngjarjen e tensionuar në tribunën kryesore në “Air Albania” poshtë sektorit të gazetarëve.
Burimi