“O vlla na duhet Mondi”/ Përgjimet e “SKY” lexohen në Kuvend: Bosi i krimit emëroi drejtorin e Policisë – VIDEO

“O vlla na duhet Mondi”/ Përgjimet e “SKY” lexohen në Kuvend: Bosi i krimit emëroi drejtorin e Policisë – VIDEO

Edmond Sulaj ka marrë detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër pas ndërhyrjes së një eksponenti të rëndësishëm të votës së krimit në qytetin verior. Denoncimi u bë këtë të enjte në Kuvend nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi lexoi disa mesazhe, që sipas tij janë enkriptuar si përgjime nga aplikacioni “SKY ECC” – që sicc kanë dëshmuar hetimet, është përdorur gjegjësisht nga bpota e krimit për të komunikuar duke fshehur identitetet reale.
“Si ta quajnë Drejtorin e Policisë së Shkodrës, e di emrin e Drejtorit të Policisë? Ta them unë kush ta ka emëruar!
Kodi pin i Sky ECC “DGLXJM”: O vlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm, di gjë ti?
Përgjigjet kodi Sky “7142D9”: Po, por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi “DGLXJM”: Mua Mondi më duhet një dimër aty vlla!
Mondi në fakt është drejtori aktual i policisë vendore në Shkodër që u emërua vetëm 1 muaj pasi ky miku i eksponentit në fjalë që është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend, u bë ministër i Brendshëm”, tha Bardhi gjatë një interpelance me kryeministrin Edi Rama, i cili nuk u përgjigj lidhur me këto akuza.

Edmond Sulaj u emërua kreu i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në Tetor 2023.
Burimi