“O sot, o kurrë!” Berisha paralajmëron Ramën: Zjarri i ligjit do të djegë sarajet e Surrelit
Kreu i demokratëve, Sali Berisha në protestë u shpreh se Edi Rama pa tek flakët e karrigeve të parlamentit, zjarrin e ligjit që do i djegë sarajet e Surrelit.
Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë juve, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare e misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin çdo natë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë që të votojnë të lirë si qytetarë europianë.Dita e 7 tetorit është dita në të cilën çdo shqiptar ka rastin të ngrihet në lartësinë e qytetarëve të Parisit, Londrës, Athinës, Berlinit, kundër padrejtësive dhe për votën e lirë.
Revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime.Është morale.
Është jetike.Është vendimtare për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb.Ndaj dhe të nisim betejën tonë të pandërprerë, të pandalshme gjer në fitore.
Miqtë e mi, 10 karrige u dogjën në oborrin e parlamentit.U dridh diktatura.U tmerrua narkokracia.
Edi Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë sarajet e Surrelit.Linda Rama pa tek ato flakë zjarrin e ligjit që do të djegë pasuritë përrallore që ka vendosur gjatë këtyre viteve si prestanome e Edi Rama.
Lubi Balluku pak tek flakët zjarrin që do të djegë me forcën e ligjit dhjetëra e dhjetëra në mos qindra milionë euro që kjo lubi që u ka plaçkitur shqiptarëve duke ndërtuar rrugët me çmime 10 herë më të larta se sa në Kroaci.
Korba e Kovidit pa tek flakët zjarrin që do të djegë dhjetëra e dhjetëra milionë euro të vjedhura me ilaçe, me sterilizime, me procedura, me aparatura të të sëmurëve shqiptarë.
Taulant Balla pa tek flakët e parlamentit zjarrin që do të djegë lidhjet e tij me krimin, implikimin e tij në trafiqe, vrasja. Forca e ligjit do të jetë e pamëshirë ndaj tij.Gjiknuri, resortet turistike në jug.
Miqtë e mi, kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka krijuar një frikë dhe tmerr më të madh.Kurrë ndonjëherë një zjarr i vogël nuk ka tmerruar një regjim dhe një klikë sa flakët e atyre karrigeve në oborrin e parlamentit.
Të dashur miq, ato flakë tmerruan organizatën kriminale të Skapit të partisë.Tmerruan mercenarët Dumani-Kraja e kompani, të cilët si shushunja majmen duke rrjepur kriminelë, vrasës me ryshfete e fjetur në dosjet e krimit.
Si pengje të shpifura të Edi Ramës, sulmojnë si zagarë nga mëngjesi gjer në darkë opozitën.Në flakët në oborrin e parlamentit, ata panë ndëshkimin ligjor për krimet e tyre.Ato çfarë ishin? Ai ishte fillimi i betejës.
Ai ishte revolta e të zgjedhurve të shqiptarëve sepse deputeti që u provoi shqiptarëve se vëllazëria Xhafaj bënte namin me drogë në Vlorë, u ndëshkua nga Fatzi Xhafaj dhe Edi Rama si hakmarrje primitive, si triumf i mafies në sallën e gjyqit, si triumf i drogës në sallën e parlamentit.
Qytetarë dhe qytetare, mosbindja civile është e vetmja, rruga e vetme në këtë betejë.Mosbindja civile është rruga e dinjitetit, rruga e guximit, rruga e fitores për çdo qytetar.
Ato flakë ndriçuan mendjen, ndriçuan zemrat e mijëra e mijëra qytetarëve në Europë, të cilët çdo ditë e më shumë po marrin vesh se Edi Rama është një kriminel trafikant ordiner.
Është një korruptor i pistë që vjedh gazetarët në zyrat e tij. Ua vjedh të dhënat e telefonave, o turpi i dheut. O pafytyrësi. Mafioz!
Miqtë e mi, mosbindja jonë civile është bekimi i Zotit.Është ajo që presin shqiptarët në të katër anët e dheut.
Është ajo që presin miqtë e Shqipërisë, miqtë e vërtetë të Shqipërisë dhe jo McGonigalër dhe monstra të tjera.
Ndaj dhe ky mision, kjo betejë nuk është e rëndësishme vetëm për Shqipërinë, por triumfi i saj kundër mafies ndërkombëtare është i një rëndësie të madhe për qytetarët europianë, për qytetarët e SHBA, për njerëzit e lirë në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me burgosjen politike.
Të cilët nuk shiten dhe blihen me para krimi, por qëndrojnë për ligjin dhe Kushtetutën, për të drejtat e njeriut dhe dinjitetin.Ndaj dhe beteja jonë është frymëzuese.
Beteja jonë brirët e shpresës për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo.
Janë lajmi më i madh, më i mirë që ne përcjellim tek të gjithë zyrtarët, tek të gjithë qytetarët e vendeve mike dhe partnere në mbarë botën, të cilët nuk pajtohen kurrë me narkoshtetin në Shqipëri, me burgjet politike në Shqipëri.Nuk pajtohen kurrë me vjedhjet e tmerrshme që qeveria u bën shqiptarëve, me urinë e fëmijëve në një vend të bekuar si Shqipëria.
Nuk pajtohen kurrë me tonelatat e narkoeurove që vërshojnë në këtë vend dh që përzënë shqiptarët nga Shqipëria.Nuk pajtohen kurrë me boshatisjen e këtij vendi të bekuar.
Miq, sot është një ditë e veçantë.Është dita ndërkombëtare e të moshuarve.
Sot, qindra mijëra burra dhe gra fisnikë, pensioniste e pensionistë, kjo ditë i gjen më të varfrit, më të mjerët, më të përçmuarit jo vetëm në Ballkan, por edhe në Europë dhe më gjerë.
Në një akt të një cinizmi ekstrem, të një pashpirtësie ekstreme, pensionet e tyre u indeksuan me 1.4 përqind, ndërkohë që ata në dyqanet e tyre përballen me çmime për shportën e ushqimeve 10 gjer në 250 herë më të lartë se mesatarja e ushqimeve në BE.
Të dashur pensioniste e pensionistë, edhe njëherë në këtë ditë zotohem para jush se PD në një akt ndër më të parët në pushtetin e saj, do vendosë minimumin jetik 220 euro dhe se në Shqipëri çdo pension më minimali do të jetë të paktën 30 përqind mbi minimumin jetik.
Garantoj pensionistet dhe pensionistët, por edhe mbarë shqiptarët se një vendim i parë pas zgjedhjeve do jetë heqja e TVSH për të gjitha ushqimet.Gjithçka do e bëjmë realitet.
Çdo fjalë dhe premtim do e mbajmë.Ndaj dhe të gjithë në betejë, në mosbindje civile deri në fitore për zgjedhjet e lira.Është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore.O sot, o kurrë!
gijotina.com/
Burimi