“O maskara…”, shoqërohen 3 të rinjtë që protestuan kundër Ramës në QSUT (VIDEO)

“O maskara…”, shoqërohen 3 të rinjtë që protestuan kundër Ramës në QSUT (VIDEO)

Policia ka shoqëruar në komisariatin nr.4 në kryeqytet tre të rinj, vetëm pse protestuan kundër kryeministrit Edi Rama, pas daljes së tij nga ambientet e QSUT-së, ku mbajti një takim “shoë” në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.
Bëhet fjalë për aktivistët Igli Llapaj, Sidorela Vatnikaj dhe Edison Lika. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, teksa Rama lë ambientet e QSUT-së, aktivistja i drejtohet me vrap një pankartë në dorë, teksa një tjetër dëgjohet teksa thotë “O maskara, i hoqe përsëri përgjegjësitë nga vetja”.
Kaq ka mjaftuar që truprojat dhe efektivët e Policisë të shoqërojnë në komisariat 3 të rinjtë, vetëm për faktin se dolën kundër kryeministrit Edi Rama.
Mjekët e spitalit Onkologjik kishin krijuar një skemë abuzive të transfermit të pacientëve me kancer drejt klinikave private.
Për kreun e qeverisë, fajet i kanë vetëm ata 5 maskarenj, siç i konsideroi ai mjekët e përfshirë në skandal, dhe jo sistemi i ngritur.
Rama u mundua të të na tregojë se spitalet i ka bërë njësoj si të Europës, edhe pse i ka lënë pa ilaçe, duke përfshirë dhe ato më jetiket si ato të kancerit dhe azmës. Po ashtu, nga raportet,  qeveri ae Shqipërisë rezulton me shpenzimet më të ulëta në rajon për Shëndetin dhe Mbrojtjen Sociale.
Burimi