“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Noka pas mbledhjes së PD: Do të bllokojmë nyjet kryesore

“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Noka pas mbledhjes së PD: Do të bllokojmë nyjet kryesore

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u shpreh se vendimi i sotëm i Apelit ndaj Ervin Salianjit është jë akt tjetër agresioni ndaj opozitës.
Noka theksoi se Partia Demokratike ka vendosur të përvijojë aksionin e saj, duke paralajmëruar se data 6 do të jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës.
“Nuk mund të rrimë duarkryq,” tha Noka, duke nënvizuar nevojën për veprim të menjëhershëm nga ana e opozitës.
“Ky ishte një akt tjetër agresioni ndaj opozitës, pas vendimit për të burgosur politikisht liderin e opozitës, pas vendimit për të hetuar kreun e Partisë së Lirisë. PD ka vendosur të përvijojë aksionin e saj, data 6 do jetë dita e parë e aksionit opozitar të vjeshtës. Nuk mund të rrimë duarkryq”, tha Noka.
Ai shtoi më tej se në datën 6 demokratët do të jenë në terren në të gjitha akset e Shqipërisë, ndërsa u përgjigj ndaj pyetjeve të mediave se bllokimi i nyjeve kryesore do t’i propozohet Këshillit Kombëtar të PD.
“Nuk bëhet fjalë për thjesht protestë kombëtare. Përshkallëzim, e përsëris. Radikalizim. Nuk do të thotë të mblidhemi në bulevard, por do të thotë të jemi në terren në të gjitha akset e Shqipërisë, bllokimi i nyjeve kryesore do t’i propozohet Këshillit Kombëtar”, tha Noka më tej.
 
gijotina.com/
Burimi