Noka: Spiropali futet si miu në parlament, ka hyrë nga banjo si…
Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar ashpër pas provokimeve të bërë nga mazhoranca e cila nën forcën e gardës ka penguar deputetët e opozitës të futen në parlament.
Noka është shprehur se makina e Spiropalit vjen bosh për të na provokuar ndërsa ajo është futur nga bodrumi në parlament si minjtë.
“Makina e Spiropalit vjen bosh ndërsa ajo nuk është brenda, vjen për të na provokuar. Këta kanë hallin e milionave që vjedhin dhe jo hallin e karrigeve që digjen nga opozita.
Zonja 5 milion euro. Nuk është në makinë. Makina është bosh, ka hyrë nga dera e banjës. Nuk përfaqësojmë popullin. Por populli ashtu në banjë do i mbyllë të gjithë. Po të ishin përfaqësues të popullit do hynin dinjitozë, jo si minjtë. U ka hyrë frika në palcë. Një aksion mori opozita janë fshehur si minjtë.
Populli shqiptar ditën e hënë duhet të vërshojë në Tiranë. Ky është pushteti i narkove që futen si minj në parlament. Këta përfaqësojnë krimin e organizuar dhe jo popullin, vijnë dhe bëjnë ligje vetëm për vete.
Drejtorin e Përgjithshëm të policisë i ka caktuar grupet kriminale dhe është përfaqësuesi i mafies është gjëja më e rëndë që i ndodh një vendi. Një aksion i opozitës i fsheh si minjtë këta deputetë që përfaqësojnë krimin e organizuar”, u shpreh ai.
Burimi