Noka përkujton Azem Hajdarin: Revolta popullore po zien, ne duhet t’i prijmë asaj
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka pas homazheve në nder të Azem Hajdarit dha mesazhin se përballja me regjimin do kurajo.
Sipas tij, ka vetëm një rrugë dhe ajo është qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike. Por për të arritur këtë, sipas Nokës, tashmë është detyrë e drejtuesve demokratë që t’i prijnë revoltës popullore, e cila, siç u shpreh ai, po zien.
“Azem Hajdari hyri në histori me trimërinë, me guximin dhe kurajën që tregoi për t’u përballur me diktaturën.
Azem Hajdari me studentët u përballën dhe sfiduan regjimin me gjaktar që ka pasur Shqipëria.
Ata dhanë një mesazh se vetëm guximi, përballja dhe kurajoja është rruga e duhur kur ke përballë një regjim, një regjim që kundërshtarëve iu tundte prangat ose plumbin.
Mesazhi i Azem Hajdarit sot është më adekuat se kurrë.
Në atë kohë ishte një regjim politik bolshevik, sot kemi një regjim më të egër, një narkoregjim, një regjim të krimit dhe bandave.
Ndaj sot, mesazhi i Azem Hajdarit është më kumbues se kurrë.
Regjimi do kurajo, regjimi do përballje, regjimi do t’i qëndrosh, regjimi do që të luftosh ta rrëzosh.
Sot shqiptarët nga ky përkujtim, këtë mesazh kanë. Të ngrihemi, të përballemi dhe të rrëzojmë narkoregjimin që është edhe më i egër se regjimi bolshevik,” tha Noka.
I pyetur se kur do të fillojë lëvizja për krijimin e qeverisë teknike, Noka tha: “Lëvizja fillon aty ky njerëzit janë. Ne jemi duke lëvizur në të gjithë Shqipërinë. Nuk është çështje datash. Revolta popullore po zien, do të duhet që ne t’i prijmë asaj.
Ka vetëm një rrugë që e kemi deklaruar, qeveria teknike për të shkuar vendi në zgjedhje të lira dhe demokratike.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë që në vitin 2025 të mos ketë votë të lira. Shqiptarët nuk mund të pranojnë që edhe të jenë vend anëtar i NATO-s, edhe vota të kontrollohet nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës.
Kjo është jo çështje ditësh, është çështje që shtruar për diskutim para strukturave të partisë, ka marrë bekimin dhe ne rrugë tjetër nuk kemi, vetëm për t’u përballur dhe rrëzuar narkoregjimin e Edi Ramës dhe për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira”.
Burimi