Noka: Nuk njohim asnjë vendim për përjashtimin e 24 deputetëve! Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile

Noka: Nuk njohim asnjë vendim për përjashtimin e 24 deputetëve! Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile

Flamur Noka ka folur për mediat pasi ndërpreu mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament.
Noka u shpreh se PD nuk njeh asnjë vendim ndaj tyre dhe do të marrin pjesë në seancën e radhës Parlamentare, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme (3 tetor).
Noka: Kjo është fytyra e këtij regjimi, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla dhe duke shfryrë duf dhe mllef ndaj opozitës mund ta intimidojnë. Kurrë nuk kanë për t’ja arritur, ka mbaruar ajo ditë kur bënin ctë donin më opozitën.
Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile. Ne datë 7 në orën 18:00 në Tiranë, e gjithë Shqipëria në Tiranë, mosbindje civile për t’i dhënë rrugë qeverisë teknike dhe kjo Shqipëri të shpëtojnë nga çeta e hajdutëve dhe t’i kthehet demokracisë.
Pyetje: A do jeni në Kuvend në seancën e radhës?
Noka: Ju mendoni se deputetet e PD-së do të njohin vendimet e narkos, ne jemi përfaqësues të popullit opozitar, të atij populli që nuk pranon Shqipërinë Narkos, hajdutët dhe çetat, Alibabën dhe nuk pranon që Shqipëria të shpopullohet si pjesë e një projekti antishqiptar.  Ne do jemi aty, nuk njohim asnjë vendim.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente