Noka: Berisha mbahet i burgosur politikisht, nuk do të ketë stabilitet në vend…

Noka: Berisha mbahet i burgosur politikisht, nuk do të ketë stabilitet në vend…

“Vendi nuk do të ketë stabilitet nëse qeveria nuk adreson krizën politike”, kështu ka deklaruar Flamur Noka, në një intervistë për RTSH-në.
“Stabilitet Shqipëria pa zgjidhje politike nuk do të ketë. Ta harrojë Edi Rama se mund të gëzojë karrigen e sulltanit të Surrelit pa i dhënë zgjidhje situatës politike në vend”, tha Noka.

Noka tha se për stabilitetin politik, demokratët kanë dy kërkesa kryesore të cilat do t’i lancojnë në protestën e 11 korrikut, sikundër është lirimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha nga masa sipas tij e arrestit politik, sikundër krijimi i qeverisë teknike, që do t‘i hapë rrugë zgjedhjeve të lira.

“Jemi vendi me drejtësi politike sepse lideri i opozitë mbahet i burgosur politikisht. Nuk ka asnjë provë dhe as fakt dhe ku mbahet i burgosur lideri aty ka trokitur diktatura. Jemi i vetmi vend, anëtar i NATO që nuk zhvillon do zgjedhje të lira”, shtoi ai
Noka tha se PD krahas organizimit të protestës së 11 korrikut, është angazhuar edhe në procesin e bashkimit të demokratëve, ku përjashtim bëjnë sipas tij mercenarët e pushtetit, Basha dhe Alibeaj. Noka reagoi në intervistën për RTSH-në edhe për akuzat që Basha i ka drejtuar PD-së zyrtare, se është në bashkëpunim me qeverinë.
Burimi