“Njësoj si Putini”, Bardhi: Rama sjell delet e tij në Kuvend dhe vetë fshihet në Surrel
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se protestat e opozitës do të vazhdojnë. Duke folur para sallës së Kuvendit, Bardhi tha se Rama është kthyer si Vladimir Putin. Ndërkohë që ka theksuar se Rama në Kuvend sjell deputetët e tij si dele, ndërkohë që vetë fshihet në Surrel duke shijuar luksin me paratë e vjedhura.
“Nëse ju duket jetë normale parlamentare kur kryetarja hyn si mi, mua nuk më duket normale. Ligjet mjafton të mblidhen te vila e Ramës në Surrel dhe mund t’i miratojnë. Deputetët nuk lejohen të ushtrojnë punën me forca sigurie. Nuk bën asgjë më shumë dhe as më pak Putini.
Sjell deputetët e tij si dele dhe vetë fshihet në Surrel dhe shijon luksin e krijuar me paratë e vjedhura të qytetarëve të varfër. Ne do vazhdojmë si të na teket. Rast pas rasti do vazhdojmë me këtë godinë, me godinën e kryeministrisë dhe çdo godine tjetër. Nuk ka pasur asnjë marrëveshje me Edi Ramën. Kemi detyruar Edi Ramën të njohë ato të drejta dhe ato kushte që kishte vendosur opozita në kuadër të atij aksioni”, tha Bardhi.
Burimi