Një unazë fejese për ditëlindje? Pamjet e publikuara nga Heidi flasin vetë

Një unazë fejese për ditëlindje? Pamjet e publikuara nga Heidi flasin vetë

Ish banorja e Big-Brother Vip Heidi Baçi festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj ku urimin më të veçantë e mori nga partneri Romeo Veshaj.
Aktori zgjodhi ta uronte në rrjetet sociale, teksa postoi një fotot krah saj, e po ashtu i shprehu se sa shumë e do.
“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta! Të dua dhe kur s’ta them”– shkruan ai.

Por përveç kësaj, duket se ai ka zgjedhur dhe dhuratën më të bukur për përvjetorin e partneres së tij. Mes postimeve të ditëlindjes, Heidi u shfaq me një unazë në duar ndërsa etiketonte aktorin në InstaStory dhe shkruante: “Të dua”.

Ky postim ngriti dyshimet se Romeo mund t’i ketë bërë një propozim partneres së tij ditën e ditëlindjes së saj, megjithatë deri më tani çifti nuk na ka dhënë asnjë detaj.
Kujtojmë që në një intervistë, Heidi ka thënë se është duke e pritur propozimin e Veshajt. Dyshja u njohën gjatë eksperiencës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip 3”, e cila duket se po ecën mirë edhe jashtë.
Burimi