Një në 4 persona vuajnë nga alergjia, apeli i mjekëve

Një në 4 persona vuajnë nga alergjia, apeli i mjekëve

Alergjitë janë tepër të përhapura në pranverë. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha tregon arsyet, simptomat dhe këshillon pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet alergjike të jenë të kujdesshëm
Pranvera sapo ka ardhur e bashkë me të edhe alergjitë. Mjeku alergolog Mehmet Hoxha tregon se 1 në 4 persona vuajnë nga alergjia.
Mjeku thekson se zgjerimi i periudhës kur alergjentët janë prezent, ka sjellë gjithashtu edhe shtim të problematikave që pacientët paraqesin.
Specialistët rekomandojnë që personat, të cilët janë të prekur nga alergjitë të mos anashkalojnë konsultat me mjekët, të shmangin daljet në orarin e paradites dhe të drekës si edhe të vaksinohen.
Burimi