Një muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, uji në lumin Seine në Paris jashtë standardeve!

Një muaj para nisjes së Lojërave Olimpike, uji në lumin Seine në Paris jashtë standardeve!

Lumi Seine në Paris po dështon në testet e cilësisë së ujit një muaj përpara Lojërave Olimpike që do zhvillohen në kryeqytetin francez.
Ky lumë është planifikuar të presë garën e notit në ujëra të hapur.
Testet e fundit, të përfunduara javën e kaluar dhe të publikuara nga zyra e kryebashkiakut të Parisit, treguan se nivelet e baktereve E Coli – një tregues i materies fekale – janë shumë mbi kufijtë e  vendosur nga federatat sportive.
Më 18 qershor, niveli i E Coli ishte 10 herë mbi nivelet e pranueshme dhe në asnjë moment nuk ra nën kufirin e lejuar.
“Cilësia e ujit mbetet e degraduar për shkak të kushteve të pafavorshme hidrologjike, diellit të pakët, temperaturave sezonale nën mesatare dhe ndotjes në rrjedhën e sipërme,” tha zyra e kryetarit në një deklaratë.
Autoritetet franceze kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro në dekadën e fundit duke u përpjekur të pastrojnë lumin duke përmirësuar sistemin e kanalizimeve të Parisit, si dhe duke ndërtuar objekte të reja për trajtimin dhe ruajtjen e ujit.
Por stuhitë e mëdha ende pushtojnë rrjetin e ujërave të zeza të kryeqytetit, disa prej të cilave datojnë në shekullin e 19-të, duke çuar në derdhjet e ujërave të zeza të patrajtuara drejtpërdrejt në lumë.
 
Burimi