Një ditë pas protestës, e ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Hoxha

Një ditë pas protestës, e ngarkuara me punë e SHBA takon ministrin Hoxha

Një ditë pas protestës së opozitës, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn ka takuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Diplomatja amerikane ka mbërritur në ministrinë e brendshme pak minuta më parë për t’u takuar me ministrin Hoxha.
Protesta e djeshme kombëtare e thirrur nga opozita zgjati 2 ore e 30 minuta, ndërsa u shoqërua me tensione dhe kaos. Tubimi ka nisur para Kryeministrisë, ku qytetarët kanë hedhur disa herë molotov drejt godinës dhe fishekzjarre. Gjithashtu ka pasur një përplasje edhe mes efektivëve dhe deputetëve të opozitës, pasi këta të fundit tentuan të çajnë kordonin policor.
Pas kryeministrisë, protestuesit dhe përfaqësuesit e opozitës i janë drejtuar selisë së Partisë Socialiste, ku po ashtu është hedhur molotov. Në një moment ka marrë flakë dhe hyrja e selisë, ndërsa është djegur dhe banderola me foton e Ramës, në hyrje të godinës. Po ashtu nuk kanë munguar edhe përplasjet me efektivët.
Situata më e tensionuar u paraqit në rrugicën ku ndodhet bashkia e Tiranës dhe ministria e Brendshme, ku dhe është hedhur sasia e madhe e molotovit. Policia iu është kundërpërgjigjur qytetarëve me sasi të madhe gazi lotjsellës dhe spraji neutralizues. Si pasojë mbetën të lënduar qytetarë, mes tyre dhe një fëmijë i mitur. Ndërkohë policia bëri me dije se 10 efektivë po ashtu janë lënduar.
Destinacioni tjetër i protestuesve ishte Kuvendi, ku protestuesit nuk u lejuan të afrohen fare pranë perimetrit të parlamentit për shkak të një sasie të madhe të hedhur nga efektivët e policisë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe një nga motivet kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.
Burimi