
Një ditë para vendimit të Apelit për Veliajn, Rama takon drejtorët e Bashkisë
👁1034
Pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, Edi Rama e shpalli veten “de facto” kryetar të Bashkisë së Tiranës, ku ka zhvilluar shpesh herë takime me stafin. Të njëjtën gjë ka bërë edhe pasditen e kësaj të mërkure, ku Rama ka shkuar sërish në ambientet e Bashkisë së Tiranës dhe ka zhvilluar një takim me drejtorët e saj.
Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, të cilat raportojnë se në fokus të diskutimit ka qenë analiza javore e punëve të Bashkisë.
Por, ndërkohë, vlen të theksohet fakti se ky takim mbahet vetëm një ditë para seancës që do të mbahet ditën e nesërme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohet ankimimi i Erion Veliajt, i cili kërkon lehtësimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.
Burimi