![Nisin sot Lojërat Olimpike në Paris, Rama pritet nga Presidenti Macron në Élysée](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/nisin-sot-lojerat-olimpike-ne-paris-rama-pritet-nga-presidenti-macron-ne-elysee_66a3d1b580559.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Nisin sot Lojërat Olimpike në Paris, Rama pritet nga Presidenti Macron në Élysée
👁1838
Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Paris, teksa në kryeqytetin francez do të nisin sot Lojërat Olimpike.
I shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Macron, i cili ka pritur veç Ramës të gjithë liderët e vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Paris2024.
Në oborrin e Élysée veç Presidentit francez ka qenë edhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, e cila ka marrë pjesë në pritjen e liderëve.
Burimi