Nis protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Kryehajduti Veliaj nuk tërhiqet nga vjedhjet
Ka nisur sot protesta e radhës nga opozita, para bashkisë së Tiranës.
Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta ka nisur në orën 11:00.
Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkinë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen 5D, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.
Kreu i këshilltarëve opozitarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti tha në protestën e sotme se ata nuk do të tërhiqen deri në arritjen e objektivit.
“Ne do të qëndrojmë dhe nuk trembemi.
Tirana dhe Shqipëria e di se kush ka abuzuar dhe kush ka vjedhur taksat e Tiranës.
Ndaj Veliaj dhe ekipi i tij do mbajnë përgjegjësi.
Ajo që më habit është fakti se si ky njeri nuk tërhiqet nga vjedhjet. Se si ky njeri nuk tërhiqet nga abuzimet, por vazhdon dita ditës të vjedhë paratë e Tiranës.
Dhe kjo duhet të marrë fund një orë e më parë. Sepse këto zyra nuk kanë vend për njerëzit që shkelin ligjin.
Ndaj sot prokuroria duhet të flasë. Mjaft më SPAK u mor me cironkat, le të merret me peshkaqenët e vërtetë. Dhe ata kanë emra dhe mbiemra.
Ndaj qytetarë të dashur, rezistenca është mjeti demokratik më i mirë për të vazhduar qëndresën tonë deri në zbrazjen e kësaj godine dhe më pas të të gjitha godinave të tjera të shtetit nga hajdutët dhe të korruptuarit.
Ndaj miq të rezistojmë, siç jemi sot deri në arritjen e objektivit tonë, Erion Veliaj larg zyrave të bashkisë dhe pranë zyrave të burgut.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, qeveria teknike kurrsesi nuk mund të kenë bashkëpunëtorë disa kryebashkiakë si ky i Tiranës.
Mjaft është mjaft. Mjaft ka vuajtur Tirana. Mjaft ka vuajtur Shqipëria.
Qytetarët të marrin fatin e tyre në dorë me mjete demokratike.
Fitore, fitore dhe vetëm fitore!” tha Teliti.
Burimi