
Nis protesta e 25-të para bashkisë së Tiranës, kërkohet dorëheqja e Veliajt
👁1425
Ashtu si çdo të premte edhe sot opozita ka dalë në protestë para bashkisë së Tiranës.
Moti me shi nuk i ka ndaluar qytetarët që të protestojnë, por kjo ka krijuar kaos dhe trafik.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me dosjen “5D” të drejtorëve të arrestuar.
Në tubimin e sotëm nuk ka munguar përplasja e qytetarëve me policinë, pasi protestuesit janë shprehur se edhe pse policia ishte e informuar për protestën e ka lënë rrugën e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Burimi