Nis Kongresi i PS-së, pritet prezantimi nga Rama mbi platformën e zgjedhjeve 2025

Nis Kongresi i PS-së, pritet prezantimi nga Rama mbi platformën e zgjedhjeve 2025

Ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, punimet e së cilit po zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.
Forumi më i lartë drejtues i PS-së do të jetë i ndarë në tre sesione.
Gjatë punimeve të Kongresit, Rama pritet të prezantojë platformën e re për përzgjedhjen e deputetëve për zgjedhjet e 2025.
Në pjesën e parë, atë të Mirëqeverisjes, ministra të kabinetit qeveritar do të paraqesin arritjet e deritanishme.
Në pjesën e dytë, atë për Antikorrupsionin, pritet të flasin ministrja e Shtetit për Administratën, Adea Pirdeni dhe Fatmir Xhafaj i cili drejton Komisionin Antikorrupsion.
Pjesa e tretë do të fokusohet tek punët e brendshme të partisë. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi do të përqëndrohen tek nisma “Deputeti që duam”, rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja në parti.
Pas fjalimeve do të nisë votimi për anëtarët e rinj të Asamblesë, e cila si çështje primare do të ketë zgjedhjen e Sekretaritit të ri të PS-së.
Delegatët e Partisë Socialiste do të votojnë për 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, ku një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe atë lokal.
Me mjaftë interes do të jetë dhe emrin që kryeministri Edi Rama mund të propozojë për të zëvendësuar vendin vakant të kreut të Kuvendit, ku Lindita Nikolla për arsye shëndetësore u dorëhoq të premten.
Burimi