Niko Peleshi bën propagandë me pensionistin e vdekur

Niko Peleshi bën propagandë me pensionistin e vdekur

Dy ditë më parë, ishte Dita Botërore e të Moshuarve, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi nuk mund të linte pa e shfrytëzuar për propagandë.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me një pensionist, ku ofron mbështetje dhe përkujdesje për ta, duke nisur me bonusin e fundvitit.
“Në Ditën Botërore të të Moshuarve, mirënjohje për kontributin e vyer të gjeneratave që na kanë udhëhequr dhe kanë ndërtuar themelet e së ardhmes sonë. Po punojmë intensivisht për të siguruar që të moshuarit të përfitojnë drejtpërdrejt nga rritja ekonomike e vendit. Duke nisur me bonusin e këtij fundviti, do të shtojmë mbështetjen dhe përkujdesjen për ta, si një shenjë e mirënjohjes dhe e përkushtimit tonë për një Shqipëri ku askush nuk mbetet pas.” – shkruan Peleshi.
Por, siç duket, deputeti socialist ka zgjedhur një foto të vjetër për të bërë propagandë, pasi pensionisti që ka shfaqur në foto ka ndërruar jetë. Këtë detaj e ka vënë re korçari i rrjeteve sociale, Ilir Vrenozi, i cili thotë se pensionisti në foto është Stavri Jano, i cili ka ndërruar jetë.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë, postimi i Peleshit vijon të jetë ende në profilin e tij në rrjetet sociale.
Burimi