Nëse mendoni se dini gjithçka rreth trupit tuaj gaboheni…
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 miliardë qeliza. Shembulli më i mirë është zemra, e cila rreh rreth 100 mijë herë në ditë dhe pompon rreth pesë litra gjak në një minutë.
Në vijim janë disa fakte të tjera për trupin që mund t’ju habisin:
Djersa juaj nuk ka erë
Djersa e prodhuar nga trupi në fakt nuk ka erë. Një erë e pakëndshme krijohet nga ndërveprimi i djersës me bakteret në lëkurën tonë, që është një fenomen krejtësisht normal.
Nuk keni muskuj në gishta
Edhe pse ne i përdorim gishtat në mënyrë aktive gjatë gjithë ditës, ata në fakt nuk kanë muskuj. Çdo lëvizje që bëni me gishtat është për shkak të tendinave dhe kockave. Sigurisht, ne nuk mund t’ia atribuojmë plotësisht këto lëvizje tendinave dhe kockave, meqenëse lëvizjet e gishtave ndihmohen nga muskujt në pëllëmbët tona.
Foshnjat nuk kanë kupë gjuri
Dikush do të mendonte se kupat e gjurit (patellat) janë një pjesë e domosdoshme e trupit të njeriut. Por, nuk është kështu, sepse foshnjat nuk lindin me to. Në vend të kësaj, kërci i tyre gradualisht shndërrohet në kockë, pasi kockëzimi fillon midis moshës dy dhe gjashtë vjeçare dhe nuk përfundon plotësisht deri në moshën rinore.
Kockat e njeriut janë më të forta se çeliku
Megjithëse shumë prej nesh përjetojnë një kockë të thyer në një moment të jetës sonë, fakti është se kocka është një substancë tepër e fortë, madje thuhet se është më e fortë se çeliku. Kocka ka një tolerancë më të madhe ndaj presionit dhe ngarkesës sesa një shufër çeliku me të njëjtën gjerësi. Kocka më e fortë në trup është kocka e femurit, e cila mund të mbajë 30 herë peshën trupore të një personi mesatar.
Acidi i lukthit shpërbën zhiletin
Padyshim se nuk duhet t’i hani, por mund të habiteni kur të mësoni se lukthi juaj mund ta tretë zhiletin. Gjatë 24 orëve, acidi i lukthit zvogëlon zhiletin deri në 63 për qind të peshës së tyre origjinale.
Burimi