Në vend të botoksit: 3 mënyra alternative kundër plakjes
Nëse do të duhej t’i jepnim titullin “eliksiri magjik i rinisë” për diçka, ndoshta do të ishte botox. Që nga zbulimi i tij në fund të viteve 1980, burrat dhe gratë janë mbështetur në të për të fshirë shenjat e plakjes nga fytyrat e tyre. Por a është ky opsioni i vetëm që kemi? Injeksionet e botoksit sigurisht që nuk janë pa dhimbje, gjithmonë ekziston rreziku i efekteve anësore, ndërkohë që kërkojnë një buxhet të madh për të ruajtur rezultatin. Dhe sigurisht, kush prej nesh nuk do të donte ta mbante lëkurën të freskët dhe rinore pa kaluar në këtë proces?
Ekzistojnë tre mënyra alternative për ta mbajtur lëkurën tonë të re edhe në shtëpi: masazh fytyre, sauna dhe joga për fytyrën.
Joga e fytyrës ka përfitime të ngjashme, e cila funksionon si një metodë për të ushtruar muskujt e fytyrës, ashtu si bëni gjimnastikë për shëndetin tuaj të mirë dhe imazhin e trupit. Përveç tonifikimit të lëkurës dhe zvogëlimit të intensitetit të rrudhave, kjo lloj joga ndihmon me dhimbje koke dhe përmirëson disponimin. Mund ta bëni çdo ditë, por rezultatet do të jenë të dukshme pas 8 javësh nëse shpenzoni rreth 30 minuta dy herë në javë në ushtrimet e ndryshme që mund t’i gjeni në internet. Përndryshe, ju mund të lini një takim në një nga shkollat e shumta joga që ofrojnë këtë kurs.
Një metodë më pak e zakonshme është sauna e fytyrës. Ndryshe nga sauna e njohur, ajo për fytyrën bëhet me një aparat të posaçëm në shtëpi ose në një sallon bukurie. Në thelb është terapi me avull, me ajrin e nxehtë që rrit qarkullimin e gjakut në lëkurë, hap poret dhe largon toksinat dhe qelizat e vdekura. Maskat dhe pjesa tjetër e produkteve të kujdesit që aplikoni më pas, depërtojnë thellë në lëkurë, me vetitë e tyre të dobishme që asimilohen në një përqindje shumë të madhe.
Burimi