
Në kërkim nga Franca, arrestohet në Muriqan malazezi
Një shtetas malazez raportohet se është arrestuar nga policia shqiptare në pikën kufitare të Muriqanit, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.
Në njoftimin e policisë për këtë rast, shpjegohet se është arrestuar A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi, i akuzuar për veprat penale “përdhunim dhe kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
“30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Përdhunim’ dhe ‘Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur’ parashikuar nga Kodi Penal i Francës. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës”, shtoi policia.
Burimi