Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Kapshticë
👁2120
Një turk me banim në Holandë është arrestuar nga policia në Kapshticë, pasi ishte në kërkim nga drejtësia turke.
Në pranga u vu Mehmet Akman, 50 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Holandë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar me 10 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia.
50-vjeccari u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Turqi.
Burimi