Ndryshimet në qeveri, Basha: Rama po emëron disa anonimë
👁1045
Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri që kryeministri Edi Rama i bëri publikë gjatë Kongresit të Partisë Socialiste.
Me anë të një postimi në Facebook Basha shkruan se Rama pasi mbylli pazaret me Berishën tani po emëron anonimë në qeveri dhe Kuvend, për tu mbrojtur nga drejtësia.
“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin. Tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia. Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Basha.
Burimi