Ndryshime në Qeveri, shkarkohen dy zëvendësministret e Kumbaros, lëviz numri 2 i ministrisë së Gonxhes

Ndryshime në Qeveri, shkarkohen dy zëvendësministret e Kumbaros, lëviz numri 2 i ministrisë së Gonxhes

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre, ndërsa ka emëruar disa zyrtarë të tjerë.
Burime nga qeveria konfirmojnë ndryshimet në emërimet dhe shkarkimet e zv/ministrave. Kështu, janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.
Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj mbante më herët detyrën “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”
Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama. Ndërkohë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).
Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.
gijotina.com/
Burimi