Ndodhi pranë shtëpisë së tij/ Avokati përplaset për vdekje në Durrës, reagojnë kolegët: Të hetohet krimi

Ndodhi pranë shtëpisë së tij/ Avokati përplaset për vdekje në Durrës, reagojnë kolegët: Të hetohet krimi

Kolegët e avokatit Leonard Dingo kanë reaguar pasi 63-vjeçari u përplas për vdekje në zonën e Golemit dy ditë më parë.
“Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit, Durrës ka ndodhur një aksident me tipare të një krimi, që ende nuk është zbardhur. Avokati i mirënjohur Leonard Dingo ka ndërruar jetë si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 Gusht.
Duke ditur çështjet sensitive që mbronte avokat Dingo dyshimet e arsyeshme të drejtojnë përtej një aksidenti të zakonshëm.
Sipas burimeve konfidenciale deri tani është gjetur makina që ka bërë aksidentin e braktisur në zonën e Shëna Vlashit, është identifikuar targa dhe rrjedhimisht edhe pronar i makinës, por ajo që do t’i jepte rrugë zbardhjes së aksidentit ende është enigmë. Është kryer një krim dhe asnjë i dyshuar apo i ndaluar”, shkruhet në faqen e Avokatëve Penalistë.
gijotina.com/
Burimi