
Ndeshja mes deputetëve, Kosova mund 5-0 Shqipërinë
👁690
Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar një ndeshje vëllazërore në futboll. Deputetët e dy parlamenteve zbritën në fushën e lojës, ndërsa Kosova fitoi me rezultatin 5 me 0.
Ky takim u mbajt në Prishtinë, teksa për Shqipërinë portën e mbrojti deputeti Dash Sula.
Sfida sportive spikati ndër të tjera pasi në formacionin e Shqipërisë u bënë bashkë deputetë të mazhorancës dhe opozitës.
Dhe pse patën rastet e tyre, fati nuk ishte me deputetët e Shqipërisë. Kosova në anën tjetër shkëlqeu me fazën ofensive të saj, duke i shënuar 5 gola skuadrës së Shqipërisë.
Burimi