Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij
Reagimi i bashkëshortes së Gerti Bogdanit:
Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar se seanca plenare që ishte planifikuar për ditën e nesërme do të shtyhet, pasi në ato orare do të kryhen homazhet për nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.
“Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare”, thuhet në njoftim.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare nga një arrest kardiak.
gijotina.com/
Burimi