“Na u rrezikua jeta!” Rama preferon Kuvend pa opozitë, kërkon përjashtimin e 24 deputetëve (Emrat)
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare, duke i konsideruar si përgjegjës për tensionet e shkaktuar në seancën plenare të ditës së djeshme në Kuvend.
Në shkresën drejtuar Sekretariatit të Etikës, socialistët pretendojnë se deputetë e opozitës janë përplasur fizikisht me punonjësit e Gardës, duke bllokuar edhe foltoren. Më tej thuhet se deputetët Noka, Bardhi dhe Paloka kanë goditur me mjete të forta edhe drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe ministrave, duke iu rrezikuar jetën.
Në lidhje me djegien e disa karrigeve në oborrin e Kuvendit, socialistët pretendojnë se u rrezikua që të digjej e gjithë godina, për shkak të përhapjeve të flakëve.
Në lidhje me shkaqet e mësipërme ata kërkojnë përjashtimin e deputetëve: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj dhe Edmond Spaho.
Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet brenda 48 orëve për të marrë vendim për 24 deputetët e PD-së.
Kjo nuk është hera e parë që socialistët kërkojnë masivisht përjashtimin e deputetëve kundërshtarët, pasi edhe shefi i tyre, preferon më shumë një Kuvend pa opozitë.
Partia Demokratike radikalizoi aksionin e saj në Kuvend, për moslejimin e zhvillimit të seancave plenare, pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji, duke e konsideruar dënimin si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.
Burimi