“Na therën me thikë!” vrasja e Van Koxhës dhe plagosja e vëllait në Venecja, dy shqiptarët i kërkuan ndihmë policisë
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar Van Koxha dhe plagosjes së vëllait të tij në Itali më 25 nëntor, ku autorë të ngjarjes deri më tani janë identifikuar dy persona me origjinë nga Maqedonia e Veriut si dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia italiane informoi se të dy shqiptarët kishin kërkuar ndihmën e efektivëve, teksa u goditën pranë një hoteli të zonës.
“Na therën me thikë, na ndihmoni!”, i thanë shqiptarët e plagosur efektivëve.
Sipas medieve të huaja, viktima dhe i plagosuri kishin marrë plagë të shumta në gjoks. Ata treguan edhe vendin e ngjarjes me gisht dhe autorët, pranë një lokali. Dy shqiptarët u dërguan menjëherë në spital, ndërsa policia u vu në ndjekje të autorëve dhe i arrestuan pak metra larg vendngjarjes.
Një nga të dyshuarit u pa teksa hodhi thikën me forcë. Por në të nuk kishte gjurmë gjaku, teksa besohet se arma tjetër është fshehur apo hedhur diku tjetër.
Të dy mohuan autorësinë e krimit. Fatkeqësisht shqiptari Van Koxha nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.
Policia deri tani ka zbuluar shkëmbime mesazhesh dhe disa prova.
“Disa nga autorët ishin identifikuar një ditë më parë dhe ishin raportuar për lojëra të fatit, të gjetura nga oficerët e policisë në qendrën historike të Venecias. Është teknika e “tregtarëve të kutive” për të mashtruar turistët. Bastet me pagesë pranohen për këtë lojë të çuditshme dhe që besohet se është bërë shkak për sherrin e dhunshëm”, njofton policia, shkruajnë mediet italiane.
Si ndodhi ngjarja?
Autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje. Koxha ishte në shoqërinë e vëllait të tij kur ndodhi ngjarja. I vëllai mbeti i plagosur lehtë. Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera, zonë e cila është shpeshherë skenë e episodeve të dhunshme dhe denoncimeve të vazhdueshme nga banorët në polici për shkak të situatave të degradimit. Në këtë rast, sipas hetuesve, bëhet fjalë për larje hesapesh mes autorëve, të cilët janë arrestuar dhe janë me origjinë maqedonase
Policia po heton motivet që çuan në ngjarjen e rëndë.
gijotina.com/
Burimi