Mushkonjat pickojnë më shumë këta 4 lloje njerëzish
Për mushkonjat nuk jemi të gjithë njësoj. Kur janë dy ose më shumë persona, është gjithmonë dikush që tërheq të gjitha mushkonjat dhe i mban të tjerët larg pickimeve.
Për ta konfirmuar këtë dhe për të shpjeguar se kush thumbohet më shumë dhe pse, janë shkencëtarët ata që kanë zbuluar se cilët janë faktorët që na bëjnë më tërheqës dhe kanë gjetur katër.
1. Shtatzënia
Gratë shtatzëna lëshojnë më shumë dioksid karboni, i cili tërheq mushkonjat.
2. Ushtrimet fizike
Pas një vrapimi, ose një ore gjimnastike, ju thumboheni shumë më tepër, sepse mushkonjat tërhiqen nga acidi laktik, i prodhuar gjatë stërvitjes dhe lëshohet edhe pas dushit.
3. Kush pi alkool
Ata që pinë alkool bëhen më tërheqës për to, sepse alkooli ua ngre temperaturën e trupit dhe ata preferojnë trupat më të ngrohtë.
4. Kush ka grup gjaku 0
Sipas një studimi, njerëzit me 0 gjak janë 83% më shumë se të tjerët. Nga ana tjetër, më pak i sulmuar është ai që ka grupin A.
Burimi