Murali i Maradonës atraksioni i dytë turistik më i vizituar në Itali

Murali i Maradonës atraksioni i dytë turistik më i vizituar në Itali

Muralja e Diego Armando Maradona në Napoli është bërë vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali, përpara gërmimeve të Pompeit dhe sheh para vetëm Colosseun në Romë. Sipas mediave italiane, portreti i legjendës së futbollit botëror ka pritur mbi 6 milionë turistë vitin e fundit.
Sipas “Il Sole 24 Ore”, media e cila ka mbledhur vlerësimet e bëra nga agjencitë e udhëtimit, ka pasur mbi 6 milionë vizita në veprën që përshkruan kampionin argjentinas, në vitin 2023.
Popullariteti i zonës vërtetohet edhe nga rritja e aktiviteteve ekonomike të pranishme brenda një kilometri katror: +6,5% krahasuar me vitin 2021. Murali, i vendosur në “Via Emanuele de Deo” në Napoli dhe i krijuar nga Mauro Filardi në vitin 1990, ka qenë gjithmonë një vend ‘adhurimi’ për tifozët e Napolit, por që nga vdekja e “Pibe de Oro”, në vitin 2020, është bërë afeksion i vërtetë për vizitorët dhe fansat e tij nga e gjithë bota.
Atë po e vizitojnë tifozët e futbollit, por edhe më shumë se kaq.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente