![Mungoi në Komisionin e TIMS, ja ku ndodhej drejtoresha e SHISH](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/06/mungoi-ne-komisionin-e-tims-ja-ku-ndodhej-drejtoresha-e-shish_667d91487cc5b.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Mungoi në Komisionin e TIMS, ja ku ndodhej drejtoresha e SHISH
Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni nuk mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të TIMS pasi ishte takuar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Scott Bray.
Mungesa e saj shkaktoi debat mes anëtarëve të maxhorancës dhe opozitës në seancën e djeshme të komisionit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale zbulohet se Hyseni zhvilloi një vizitë në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel në të cilën realizoi një takim zyrtar me asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Scott Bray.
Në këtë takim u prekën çështje të rëndësishme lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale por edhe tema mbi të ardhmen e nismave të inteligjencës të NATO-s.
Hyseni u takua edhe me Drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare, znj. Avril Haines, ku u theksua partneriteti mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua lidhur me sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.
Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, Hyseni ka realizuar disa takime me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA.
gijotina.com/
Burimi