“Mund të mos jem në garë më 11 maj”/ Berisha për deklaratën e Ramës: Po lufton për mbijetesë

“Mund të mos jem në garë më 11 maj”/ Berisha për deklaratën e Ramës: Po lufton për mbijetesë

Kryeministri Edi Rama la të kuptonte në mbledhjen e grupit parlamentar të PS mëngjesin e sotëm, se më 11 maj mund të mos jetë pjesë e garës për deputet.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh se kjo është një çështje që është në dorën e kreut të qeverisë, por fakti se ku do të jetë pas 11 majit kryesocialisti, kjo është në duart e shqiptarëve.
“Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij. Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit“, tha Berisha.
“Shkaku i burgojes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.
Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh”, shtoi ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente