Mund të jenë sinjal i sëmundjeve, ëndrrat nuk duhen nënvlerësuar
Ëndrrat mund të paralajmërojnë edhe 10 vjet më herët simptomat e para të sëmundjes, thotë Dr. Oscroft, nga Cambridge. Psikologët thonë që ëndrrat nuk duhet injoruar, sepse mund të na tregojnë informacione të rëndësishme mbi sëmundjet. Nëse ju mundon shpesh ankthi i natës, kjo mund të jetë tregojë se keni probleme me zemrën, migrenën apo gjumë jo cilësorë. Ankthet e pakëndshme të natës mund t’i shkaktojnë edhe ilaçet për shtypjen e gjakut.
Nëse ëndërroni çdo natë që po ju ndjekin apo që jeni të sulmuar, ëndrrat e tilla stresuese mund të jenë parashenjë e hershme e sëmundjes së trurit apo e sëmundjes neurodegjenerative si sëmundja e Alzheimerit dhe ajo e Parkinsonit. Konsiderohet që njerëzit të cilët rregullisht përjetojnë ëndrrat në të cilat janë të përndjekur apo të sulmuar, vuajnë nga çrregullimi i sjelljes në fazën REM të gjumit. Forma akute e këtij çrregullimi mund të shfaqet edhe gjatë lënies së alkoolit dhe ilaçeve sedative-hipnotike.
Nëse ju duket që po ëndërroni më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë edhe pasojë e dhembjeve kronike, lënies së ilaçeve kundër depresioneve apo për shkak që flini në një dhomë tepër nxehtë apo tepër të ftohtë. E gjithë kjo pengon gjumin dhe shkakton zgjim të shpeshtë gjatë fazës REM për shkak të së cilës ju kujtohen më shumë ëndrra dhe besoni që po ëndërroni më shumë se zakonisht.
Nëse natën dhe herët në mëngjes ju zgjojnë ëndrrat, kjo mund të tregojë se vuani nga depresioni. Iniciues për ëndrra të tilla mund të jenë ushqimet e yndyrshme. Stresi shpesh manifestohet me ëndrra katastrofike dhe frikësuese, gjë që shumica ëndërrojnë që po vjen një valë e madhe e baticës apo që po i vonohet aeroplani.
Burimi