Mrekulli e shkencës, 40-vjeçari 100% i paralizuar rikthehet të ecë falë “urës dixhitale”

Mrekulli e shkencës, 40-vjeçari 100% i paralizuar rikthehet të ecë falë “urës dixhitale”

Një holandez 40-vjeçar, i paralizuar nga këmbët që nga viti 2011, mund të ecë përsëri duke përdorur një ‘urë dixhitale’ midis trurit dhe palcës kurrizore.
Pajisja u zhvillua nga një grup neurokirurgësh dhe neuroshkencëtarësh në Universitetin Politeknik të Lozanës në Zvicër. Është hera e parë që kjo teknikë testohet tek një pacient.
“Ndihem si një fëmijë që mëson të ecë përsëri”, tha ai për BBC. Gert-Jan Oskam – ky është emri i 40-vjeçarit holandez – ishte 29 vjeç kur në vitin 2011 ndërsa punonte në Kinë mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë me biçikletë, i cili e privoi nga përdorimi i këmbëve.
Si funksionon pajisja? Ajo përbëhet nga dy implante elektronike: i pari vendoset mbi pjesën e trurit, i dyti mbi pjesën e palcës kurrizore.
Kjo strukturë artificiale, duke vepruar si një urë, lejon kalimin e impulseve elektrike midis neuroneve dhe fibrave nervore, duke lejuar trurin të komunikojë me palcën kurrizore, e cila kontrollon lëvizjen e këmbëve.
Burimi