
Moti sot, i kthjellët dhe i ngrohtë, temperaturat në rritje
👁446
Sipas te dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare.
Era do të fryj e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e shoqëruar me valëzim të ulët në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.
Temperaturat u regjistruan:
Në zonat malore 0 deri 19°C
Në zonat e ulëta 2 deri 23°C
Në bregdet 6 deri 22°C
Burimi