“Mos bëni rrugaçin…!” Debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë, mazhoranca braktis mbledhjen

“Mos bëni rrugaçin…!” Debate të ashpra në Komisionin e Shëndetësisë, mazhoranca braktis mbledhjen

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi ka nisur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që socialistët të braktisin mbledhjen.
Pas akuzave të ndërsjellta mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca, ky i fundit ka mbyllur mbledhjen, ndërsa deputetët e mazhorancës janë larguar nga salla.
Pjesë nga debati:
Plarent Ndreca: Mirëseerdhet se kishit disa ditë që mungonit
Ina Zhupa: Po na përjashtove ti
Albana Vokshi: E  kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin
Plarent Ndreca: Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison
Voksh: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp
Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo
Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë
Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush
Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge
Ndreca: Është shqipe e pastër
Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor
Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë
Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën
Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta
(Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi)-dëgjohet nga salla.
Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni
Zhupa: Po grisni Kushtetutën dhe po ktheni vendin copë e çikë. Ju nuk mund të hetoni aferat që keni bërë ju. Ju thoni se është dëm më i madh tre karrige se të vjedhësh 250 milionë euro. Është dëm më i madh dëmi kolosal ekonomik tek inceneratorët.
Çfarë i ofroni Vlorës, që i vodhët çdo gjë dhe e latë të përmbytet. Mbledhja që kanë kërkuar këta sot është nul. Ju i keni vrarë shpresën qytetarëve. Nuk do ketë normalitet nëse maxhoranca nuk zbaton ligjin.
Ndreca: Ja çfarë bën deputetja… (tregon deputetët e opozitës që bëjnë zhurmë në tavolina)
Vokshi: Mëso të flasësh mirë
Ndreca: S’ke ardhur ti të më bësh moral
Vokshi: Jam kryetare
Ndreca: Je uzurpatore… Mbledhjen do e bëjmë në një moment të dytë
Vokshi: Kush je ti që e mbyll?
Zhupa: O frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëjë mbledhje pa opozitën. T’u prish skenari
Burimi