
Monika Kryemadhi i bashkohet protestës së opozitës
👁1281
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në Tiranë, një protestë pa fjalime, por duke protestuar para çdo godine shtetërore.
Edhe pse prej kohësh e distancuar nga partia e drejtuar nga bashkëshorti i saj Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci, Kryemadhi ka zgjedhur t’iu bashkohet qytetarëve kundër keq-qeverisjes dhe kundëlr burgosjes së politikanëve opozitarë.
Vlen të theksohet fakti se Monika Kryemadhi është dhe një prej deputeteve të proceduara nga Policia e Tiranës për aksionin e opozitës në Kuvend.
Burimi