
Momente tensioni/ Flamur Noka shkul mikrofonin, përplaset me dy deputetë
👁1522
Pas djegies së karrigeve, tensionet vazhduan brenda Kuvendit. Deputeti Flamur Noka shkuli një nga mikrofonat në Kuvend dhe ky veprim e detyroi kryeparlamentaren Spiropali që ta përjashtonte nga seanca.
Disa momente më parë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi i kanë shkuar te vendi Niko Peleshit dhe Toni Gogut, duke ngritur zërin dhe duke përplasur dorën në tavolinë.
“Ti nuk ke punë”, dëgjohet Noka t’i thotë Peleshit.
gijotina.com/
Burimi