Miratohet amendamenti i deputeteve, 30% e Kuvendit do të jenë zonja
Amendamenti i deputeteve që kërkonin që edhe në pjesën e hapur të listës, të sigurohet që ⅓ e atyre që do të shkojnë në Parlament të jenë gra, u miratua në Kuvend.
Amendamenti kishte bashkëfirmëtare Lindita Nikollën, ministren Elisa Spiropali, deputeten e PS-së, Etilda Gjonaj dhe deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me lëvizjen e grave deputete të mazhorancës dhe opozitës, të cilat janë bërë bashkë dhe kanë depozituar një amendament për projektin e ndryshimeve të Kodit zgjedhor.
Ky amendament ka si qëllim që të garantojë kuota zgjedhore. Sipas amendamentit, 1 në 3 nga kandidatët fitues nga lista e hapur duhet të jetë grua.
Në reagim thuhet se OSBE çmon përparimin e jashtëzakonshëm në fushën e barazisë gjinore që ka bërë Shqipëria gjatë viteve të fundit, veçanërisht për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në jetën politike.
gijotina.com/
Burimi