“Ministrin e Mbrojtjes e kemi shtetas grek”, Noka: Imagjinoni ta thërrasë Greqia ushtar në kulm të konfliktit

“Ministrin e Mbrojtjes e kemi shtetas grek”, Noka: Imagjinoni ta thërrasë Greqia ushtar në kulm të konfliktit

Nard Ndoka, kreu i PDK-së, pati kritika për zgjedhjen e Edi Ramës për të vendosur Pirro Vengun krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ministrin e Mbrojtjes ne e kemi shtetas grek. Nuk e dimë akoma nëse e ka bërë ushtrinë apo jo. Presidenti, si Komandant i Forcave të Armatosura, duhet të ketë një minimum informacioni sepse ministrin e Mbrojtjes e ka si pjesë të stafit. Sigurinë tonë kombëtare ia kemi besuar një njeriu që është mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ndoshta e do Greqinë më tepër se Shqipërinë. Imagjinoni që në kulmin e një konflikti, ministri i Mbrojtjes të thirret për të luftuar në Greqi”, tha Ndoka në një studio televizive.
“Këto nuk i marrin fare në konsideratë, besoj se brenda PS duhet të ketë një lloj votimi, debati… që ta dimë arsyen pse largohet një ministër i caktuar”, shtoi ai.
Burimi