Milani ‘i dënuar’ për fitore, Fonseca: Kam besimin e klubit

Milani ‘i dënuar’ për fitore, Fonseca: Kam besimin e klubit

Milan-i është përballur me një sezon me luhatje të shumta, si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.
Sfida e radhës i vë kuqezinjtë përballë serbëve të Crvena Zvezda-s. Në këtë përballje, për raundin e gjashtë në Champions, fitorja është detyrim për italianët. Kjo u pranua edhe nga trajneri Paulo Fonseca në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se skuadra është përgatitur vetëm për fitore.
Tekniku kuqezi u shpreh besimplotë se Milan-i do të ndryshojë për pjesën e mbetur të sezonit, duke shtuar se ndien besimin që klubi ka ndaj tij.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Ne duam të fitojmë dhe të marrim 3 pikët. Përballë është një kundërshtar që fitoi 5-1 ndaj Stuttgart-it. Kohët e fundit jemi përmirësuar në mbrojtje. Mund të ndryshojmë diçka në prapavijë për këtë ndeshje, por jo dy qendërmbrojtësit. Loftus Cheek do të luajë në vendin e Pulisic. Jam i bindur se do të bëjë mirë në atë rol. Nuk dua të flas për arbitrat dhe kampionatin. Dua të flas vetëm për Champions Ligue-n. Ndiej besimin e klubit ndaj meje. Po punojmë mirë dhe besoj se mund të përmirësohemi. Besoj se në fund të kampionatit do të jemi në pozita të tjera. Synimi është të fitojmë ndeshjen e radhës. Ndoshta duke fituar të gjitha ndeshjet, mund të renditemi në tetë të parët”, u shpreh Fonseca.
Ndeshja mes Milan-it dhe Crvena Zvezda-s do të luhet në stadiumin “San Siro”, duke nisur nga ora 21:00.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente